Klosi: Rezistenca paqesore, pa limit Denis Dedej
Partia Socialiste beri dje te ditur, se do te protestojne deri sa te kene nje pergjigje nga qeveria per te hapur kutite dhe per balancimin e krizes ekonomike ne vend. Ky detaj eshte bere i ditur nga sekretari Organizativ ne PS, Blendi Klosi, i cili theksoi se socialistet ne protesten e dates 30 prill, nuk do ta anashkaloje kerkesen e saj parimore dhe thelbesore, ajo qe eshte kerkesa per transparencen e plote te zgjedhjeve te 28 qershorit. "Dhe ajo qe do te filloje diten e premte pasdite, ku do te marrin pjese padyshim me shume se me daten 20 nentor, duke protestuar ne rruge paqesore, dhe do te mbaroje atehere kur protestuesit te kene pergjigje nga qeveria, te kene reagim te mazhorances, te kene reagim nga Berisha per te hapur kutite dhe per te balancuar krizen ekonomike ne vend", sqaroi Klosi. Sipas tij, "rezistenca paqesore e qytetareve te Tiranes dhe te gjithe Shqiperise do te jete pa limit, pafund, derisa ne te kemi mundesine qe te kemi reagim qeveritar". I pyetur per manifestimin qe do te mbaje mazhoranca me date 1 maj ne sheshin "Nene Tereza", deputeti socialist vleresoi se PS edhe Sali Berisha kane dy rruge krejtesisht te kunderta dhe rruge krejtesisht te ndara. "Ne kemi objektivat tona, kerkesen tone per transparence dhe stabilitet ekonomik te vendit, ndersa Berisha ka nje piste, ate qe do ta marre me shaka dhe me te qeshur kete pune, duke kuptuar me mire se cdo tjeter qe kjo proteste eshte shuam e drejtuar personalisht tek ai", u shpreh zyrtari i larte socialist. Ndersa sa i perket ceshtje se organizimit te protestes, Klosi tha se Partia Socialiste ka zbatuar cdo pike te ligji, qe protestuesit duhet te informojne organet shteterore, organet e policise. "Ne daten 1 maj do te kete edhe nje manifestim te PD, nje provokim i hapur ky i protestes se PS. Do te duhet te jene edhe forcat e shtetit qe duhet ta tregoje veten se eshte i pavarur, te mos e tregoje veten pale me asnje nga grupimet e dates 1 maj, te pakten", deklaroi sekretari Organizativ ne seline roze. Ai njoftoi se protesta e tyre do te jete e vazhdueshme pa fund. Deputeti socialist kerkoi ate cka u takon me ligj, ate cfare u takon si taksapagues te rregullt te ketij shteti, qe policia dhe shteti te bejne detyren e tyre per te siguruar protesten e tyre. Partia Socialiste prej kohesh ka ndermarre nje aksion informimi dhe thirrjesh se njerezve per t'iu bashkuar protestes qe do te zhvillohet diten e premte per hapjen e kutive dhe ceshtjet ekonomike.
Shalsi: Berisha u ben karshillek shqiptareve
Partia Socialiste reagoi dje ndaj deklaratave te kryeministri Berisha, ne mbledhje te Keshillit te Ministrave, duke theksuar se ai u ben karshillek shqiptareve. Ne nje prononcim per mediat, deputeti Eduart Shalsi, tha se u pa nje provokator qe ne mbledhjen e qeverise doli per t'i bere karshillek shqiptareve. "Saliu doli per te provokuar e per t'u bere karshillek te papuneve, te varferve, pensionisteve dhe te gjithe shqiptareve te thjeshte qe sot vuajne rrenimin e skajshem ekonomik", u shpreh Shalsi. Ai apeloi qe "Kryeministri ben mire t'i lere provokacionet, por te zgjidhe krizen".