E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: Votimi për Ramën, konfirmoi bojkotin e Kuvendit

“Partia Socialiste e Shqipërisë është mëse e vendosur në marrëdhënien e saj të kushtëzuar me parlamentin për aq kohë sa maxhoranca nuk na siguron të drejtën tonë legjitime për të zbardhur të vërtetën e 28 qershorit. Edhe pse kanë kaluar javë nga parashtrimi i kërkesave tona, kryeministri vazhdon të heshtë”, tha deputeti socialist.

Klosi tha se kërkesa për zbardhjen e votës është e qartë për të gjithë shqiptarët, teksa thekson se kjo është një kërkesë ligjore. “Hetimi që ne kërkojmë, për të zbardhur të vërtetën e 28 qershorit, është vendosmëria jonë që zgjedhjet e ardhshme të jenë zgjedhje të standardeve të vendeve të NATO-s dhe Bashkimit Europian, të jenë të lira dhe të ndershme, ku ligji të mbizotërojë mbi pushtetin dhe askush të mos guxojë të dalë mbi të”, tha më tej ai.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›