Merkel vështirëson anëtarësimin e Turqisë në BE
Këtij konkluzioni i mëshon shumë shtypi turk pas shpalljes së rezultateve në Gjermani, e cila është fuqia kryesore e BE-së.
''Është Turqia që do të dalë e humbur nga këto zgjedhje që u fituan nga Bashkimi Demokristian (CDU) që drejtohet nga Merkel'', shkruan gazeta ''Milliyet''.
"Ne mendojmë se Merkel mund të rrisë kundërshtimin e saj përsa i përket integrimit të Turqisë në BE'', thekson e përditshmja ''Aksam''.
Sipas rezultateve të zgjedhjeve, Merkel nuk kishte nevojë për mbështetjen e SDP-së dhe do të bëjë aleancë me FDP-në, partinë liberale.
Kancelarja është mbështetur për qëndrimin e saj edhe nga një shtet tjetër i madh i BE-së, Franca, presidenti i së cilës, Nikola Sarkozi është shprehur kundër anëtarësimit të Turqisë, duke theksuar se ky shtet nuk ka vend në BE.
Turqia nisi në tetor të vitit 2005 negociatat për anëtarësim në BE. Që prej kësaj date, Turqia ka hapur 11 kapituj tematikë nga 35 që shënojnë negociatat për anëtarësim.