Klosi, denoncon manipulimin e votave në KQZ
Partia Socialiste denoncoi me anë të deklaratës së sekretarit organizativ Blendi Klosi manipulimin që po bëhet me numërimin e votave në KQZ. Sipas Klosit, në procesin që po zhvillohet ka një sërë parregullsish, pasi janë konstatuar kuti të thyera, kode që mungojnë si dhe fletë votimi jashtë standarteve.
Sekretari Organizativ ndër të tjera u shpreh se ndaj vëzhgueve të kësaj force politike, po ushtrohet dhunë.
Numërimi i votave të kontestuara në KQZ ka nisur ditën e shtunë dhe është një proces i cili ka pasur gjatë gjithë kohës kundërshtimin e Partisë Socialiste. Aktualisht janë për tu numëruar edhe 744 kuti, ndërkohë që kandidati Lulëzim Basha është në avantazh me 74 vota.