E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ronaldo thyen heshtjen dhe s’lajmëron lamtumirën

Vetëm një ditë pas humbjes që I shkaktoi Maroku në ndeshjen e vlefshme për një vend në gjysëmfinalet e Katar 2022, Kristiano Ronaldo thyen heshtjen dhe tregon lë të kuptohet se nuk ka ndërmend të largohet nga Portugalia.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” preferoi që të moj jepte deklarata pas ndeshjes dhe sot komunikoi me tifozët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Të fitoja Kupën e Botës për Portugalinë ishte ëndrra më e madhe në karrierën time. Unë kam fituar shumë trofe ndërkombëtarë, përfshirë dhe me Portugalinë, por të vendosja emrin e shtetit tonë në majën më të lartë të botës ishte ëndrra ime më e madhe. Luftova për të. Luftova fort për këtë ëndërr. Në 5 pjesëmarrjet që unë kam shënuar për Kupën e Botës në këto 16 vite, në krah të lojtarëve të mëdhenj nga miliona portugezë, kam dhënë çdo gjë. Unë kurr nuk i jam shmangur një beteje dhe kurrë nuk jam dorëzuar. Fatëkeqësisht dje, ëndrra përfundoi dhe nuk dua të reagoj në një moment të tillë”, shkroi portugezi.

Më pas ai shtoi: “Dua vetëm që të dini se shumë gjëra janë thënë, shumë gjëra janë shkruar, shumë gjëra janë spekuluar, por dedikimi im për Portugalinë nuk ka ndryshuar në asnjë moment. Unë gjithmonë kam luiftuar për objektivat e të gjithëve dhe kurrë nuk do t’ia kthejë shpinën kolegëve dhe shtetit tim. Faleminderit Katar. Ëndrra ishte e bukur për aq sa zgjati… Tani shpresojmë që koha të na tregojë më të mirën dhe të lejojë të gjithë për konkluzionin e tyre”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›