E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet Këshilli i Imunitetit, Mediu: S'kam faj për Gërdecin

 

Ora 11:20

Është mbledhur Këshilli i Imunitetit ne Kuvendin e Shqiperise për të shqyrtuar  kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të ish ministrit te MBrojtjes Fatmir Mediu. Të pranishëm në këtë mbledhje janë anëtarë të Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve dhe kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli. Ka qenë i pranishëm në këtë mbledhje edhe Fatmir Mediu, sipas te cilit "kërkesa e Prokurorise per heqjen e imunitetit te tij, eshte e çuditshme".

Mediu ka perseritur deklaratat e tij te meparshme ku heq cdo pergjegjeis nga vetja per ngjarjen e Gerdecit. “E kam marrë hapin për t’u dorëhequr si një pjesë të përgjegjësisë sime në këtë tragjedi për shkak të pozicionit tim, por ka qenë më shumë për arsye morale. Madje unë kam deklaruar gatishmërinë time për të dhënë gjithë kontributin tim për këtë çështje. Nuk ka qenë thjesht një deklaratë mediatike, por në 4 prill i kam dërguar letër Prokurores së Përgjithshme ku kam shprehur se jam i gatshëm për të bashkëpunuar dhe për t’u pyetur në çdo kohë. Nëse Prokuroria do të kishte kërkuar imunitetin tim që ditën e pas ngjarjes do ta kisha pranuar por kërkesa për heqjen e imunitetit tim pas shumë ditësh më duket tendencioze nga ana e Prokurorisë”- ka thënë Mediu. Ai ka shkarkuar pergjegjesite tek ushtaraket e Ministrise se Mbrojtjes duke thënë se ‘ka qenë Shtabi i Përgjithshëm që ka zgjedhur zonën e Gërdecit për demontimin e municioneve, madje Shtabi ka analizuar kërkesën e SAC".“Unë jam i gatshëm ta lë imunitetin për të mbrojtur nderin tim”- ka perfunduar Fatmir Mediu.

Tragjedia e 15 marsit mori jetën 26 personave dhe la shumë individë të plagosur dhe të traumatizuar si dhe deme te medha materiale. Faktet e zbardhura nga mediat nderkombetare dhe ato lokale kanë qenë shokuese, por me sa duket te pamjaftueshme per te bindur deputetet e Kuvendit qe e kane zvarritur prej muajsh kerkesen e Prokurorise per heqjen e imunitetit te ish-ministrit. Te perfshire ne akuzat e mediave per Gerdecin jane edhe familjare te kryeministrit Berisha.

****

Pak ditë më pas, pasi ndodhi shperthimi Fatmir Mediu jep dorëheqjen dhe deklaron se është i gatshëm të pyetet në çdo kohë për këtë tragjedi. Më shumë se një muaj më pas Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama në një konferencë për shtyp kërkon heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes.

Më pas kryeparlamentarja Jozefina Topalli deklaron se me imunitetin e Mediut do të veprohet njësoj si me Lulëzim Bashën, do të veprohet sipas rregullores.

Pas dorëzimit të kërkesës në Këshillin e Rregullores, për heqjen e imunitetit të Mediut ky Këshill filloi punën për përpilimin e raportit që duhet të dorëzohet në Kuvend dhe me pas te kalohet ne votim. Më pas Këshilli ka kërkuar disa dokumenta shtesë për këtë çështje. Dokumenta që Kuvendi ia ka dorëzuar në mënyrë që të procedohet deri në fund për këtë çështje.

Fatmir Mediu ka mbyllur fjalën e tij duke falenderuar Këshillin për këtë seancë dëgjimore dhe ka shprehur se ‘shpreson që drejtësia t’i shkojë deri në fund për të zbardhur tragjedinë e Gërdecit’. Fatmir Mediu ka folur per me shume se nje ore ne mbrojtje te vetes.

Me pas Jozefina Topalli qe drejtonte kete mbledhje ka kerkuar 10 minuta pushim per te vazhduar me tej me mbledhjen.****  Ora 13:00 Mbledhja e Këshilllit të Rregullores ka vazhduar me pyetje nga ana e deputetëve të cilët i kanë drejtuar një sërë pyetjesh ish-Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ndër to ishte nëse Mediu kishte dijeni për shoferin e fadromës shtetërore që kishte humbur jetën para shpërthimit në fabrikë, nëse ishte në dijeni të faktit se në fabrikë punonin fëmijë etj.

Ka qenë Deputeti i Partisë Republikane Arjan Madhi i cili ka drejtuar pyetjet për të cilat Fatmir Mediu ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të disa ngjarjeve që ndodhnin në Gërdec. “Nuk kam qenë në dijeni që aty ka vdekur shoferi i fadromës, vetëm tani më vonë, pas shperthimit e kam marrë vesh për të. Ndërsa për sa i përket faktit që aty punonin fëmijë, unë mendoj se është me të vërtetë skandaloze nëse provohet një gjë e tillë. Në zyrën time asnjëherë nuk kanë ardhur dokumente se në fabrikë punonin fëmijë”- është përgjigjur Mediu.

Topalli i ka kërkuar Fatmir Mediut dokumentet që disponon për fotokopjim në mënyrë që të jenë në dorë të të gjithë deputetëve, për të marrë nje vendim në lidhje me heqjen ose jo të imunitetit të tij. Mbledhja është mbyllur pa lajmëruar se kur do të rinisë sërish.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›