Dita e Download, prezantohet Firefox 3
Mozilla hedh në internet ftesën për të arritur rekordin botëror të shkarkimit te versionit te fundit të browser-it falas, Firefox 3.
Zyrtarisht data e nxjerrjes per shkarkimin e versionit perfundimtar te browserit web Firefox 3 nuk eshte komunikuar akoma, por nje gje e tille do te ndodhe shume shpejt. Besohet se Mozilla do te respektoje nxjerrjen ne kohe te browserit web Firefox 3 ne muajin qershor.Në vitet e fundit, Firefox-i është shkarkuar nga më shumë se 176 milionë persona dhe është i disponueshëm në 45 gjuhë dhe përdoret në më shumë se 230 vende.
Të apasionuarit e Firefox munde të kontribuojnë në ‘Download Day’ duke përhapur lajmin, duke iu kërkuar miqve të tyre familjarëve dhe të njohurve të shkarkojnë versionin e ri të browser-it, duke i dhënë jetë festës “për temën” ose duke futur klikime apostafat në sitet e tyre derisa rekordi për Gines të arrihet. Pra që programi i ri të shkarkohet nga shumë përdorues të internetit.Interesante ne kete ftese eshte numri i te regjistruarve sipas shteteve te ndryshme. Ne vend te dyte renditet Shqiperia pas Shteteve te Bashkuara te Amerikes.