Knaus:Serbia s'mund të anëtarësohet në BE,pa zgjidhur çështjen e Kosovës

Presidenti i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus ka deklaruar se, pa e zgjidhur çështjen e Kosovës, Serbia vështirë se mund të hyjë në Bashkimin Evropian. Sipas Knausit , nuk është i sigurt nëse arrestimi i Ratko Mlladiçit do të mjaftonte që Serbia të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE, por ka shtuar se ky veprim do t'a ndihmonte atë të marrë statusin e kandidatit". "Kosova edhe më vonë do të jetë problem", ka thënë Knaus në një intervistë për gazetën Dnevnik. Sipas tij, "Serbia vështirë se mund të hyjë në Bashkimin Evropian, pa e zgjidhur çështjen e Kosovës". Knaus, i njohur si njëri nga analistët më të shquar të Ballkanit në institucionet e Bashkimin Evropian ka thënë se BE-ja nuk është e kënaqur me rezultatet, sepse Serbia nuk po ndihmon që të arrihet zgjidhja.