Obama:Angazhim për paqen në Gaza

Barack Obama ka deklaruar se sapo të marrë zyrtarisht detyrën e presidentit do të angazhohet për kalimin e krizës që ka përfshirë Rripin e Gazës. Deklaratën e tij presidenti i ri e bëri gjatë një transmetimi në rrjetin televiziv amerikan ABC. Situata në Gaza vazhdon të mbetet shumë e tensionuar. Militantët e Hamasit kanë përdorur raketa anti-ajrore kundër avioneve izraelite, ndërkohë që tanket izraelite po avancojnë gjithmonë e më shumë në jug të Rripit.