E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufizimet e energjisë,ankohen banorët e Kamzës

Banorët e Kamzës kanë kohë që kanë probleme me furnizimin me energji elektrike. Ata thonë se sidomos pas difekteve që janë paraqitur në veri të vendit, kufizimet e energjisë kanë shkuar deri në 10 orë në ditë. Sipas tyre tjetër problem është edhe ai i orarit të kufizimit i cili nuk është i caktuar dhe fiks. Energjia mund të ndërpritet në çdo orë të ditës tregojnë të indinjuar banorët. Që nga njoftimi që bëri operatori i sistemit të transmetimit për kufizimet që do të ndodhin në të gjtihë shqipërinë vetëm 2 orë në ditë, banorët e kamzës pothuajse nuk kanë fare energji elektrike. Sipas tyre askush nuk i ka thënë nëse ka avri apo difekte në rrjetin e transmetimit apo qoftë edhe për ndërprerjet kaq të zgjatura ata nuk kanë marrë asnjë sqarim. Ka rreth një javë që e gjithë Tirana po has vështirësi në furnizimin me energji, edhe drejtori i përgjithshëm i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Ymer Balla ka njoftyuar se deri në rregullimin e avarive në shtyllat e rrëzuara në hidrocentralin e Vaut të Dejës kufizimet do të vazhdojnë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›