E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Politika të gjejë rrugën e mirëkuptimit

Presidenti Bamir Topi ka kërkuar nga forcat politike të gjejnë rrugën e mirëkuptimit gjatë vitit 2011.

Në një prononcim për mediat pas vizitës në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” në kryeqytet i pyetur nga mediat për krizën politike kreu i shtetit theksoi se shpreson që 2011 të ketë më pak tension mes dy kampeve politike.

Gjithashtu kreu i shtetit theksoi se politika duhet të ketë më shumë argumenta të vlefshme gjatë vitit 2011.

Me rastin e festave të fundvitit kreu i shtetit vizitoi sot shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli” në kryeqytet ku së bashku me urimin për një vit sa më ta mbarë ka shpërndarë edhe dhurata për fëmijët.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›