E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stuhite e debores ne SHBA 4 te vdekur ne aksidente rrugore

Stuhia e dëborës vazhdon të shkaktojë probleme serioze në pjesën perëndimore të SHBA.
Më shumë se 150 mijë shtëpi dhe biznese në 9 shtete janë pa energji elektrike.

Zyrtarët mbyllën qeverinë federale dhe shkollat dje, në pritje të reshjeve më të mëdha të dëborës dhe kushteve të rrezikshme të transportit automobilistik.

Në Virxhinia është shpallur gjendje e emergjencës. Të pakten 4 persona kanë humbur jetën në akstidente rrugore të shkaktuara nga rrugët me ngrica. Janë anuluar mjaft udhëtimet me tren dhe avion. Rreth 2500 udhëtime u pezulluan dje në Uashington, Filadelfia dhe Nju Jork.

Shërbimi kombëtar i motit ka paralajmëruar qytetarët për një dimër të ashpër duke i këshilluar të mos udhëtojnë. Sipas metereologeve kjo është stuhia më e madhe e dëborës në 2 vitet e fundit në SHBA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›