Koalicioni PS-LSI, Rama: Mbi kartë parimesh, sjell zbardhjen e 21 janarit
Tiranë- Ilir Meta dhe Edi Rama tashmë janë bashkuar për një koalicion të ri, pas asaj lëvizje spektakolare të LSI-së, që iu bashkua PS në një koalicion parazgjedhor, duke befasuar të gjithë, përfshi kryeministrin Berishën dhe PD-në.
Natyrisht, bashkimi ka ngjallur shumë debate, edhe pse e majta që prej 1996-s është karakterizuar nga një debat i brendshëm, shpesh herë kaotik, që ka sjellë përçarje, e cila aritmetikisht e ka lënë në opozitë.
Megjithatë, bashkimi PS-LSI nuk është vetëm aritmetik, por ka edhe një pjesë morali. Për të folur të gjitha këto, por edhe për shumë të tjera, si beteja që po bëhet në KQZ, tërësia e koalicionit ende të pakompletuar të opozitës, mesazhi ndaj Aleancës Kuqezi, programi i kësaj force politike dhe pyetje të tjera të aktualitetit politik shqiptar, në studion e Top-Story, programit të përjavshëm politik të Sokol Ballës, ishte i ftuar kryetari i opozitës shqiptare, zoti Edi Rama.
Sokol Balla Zoti Rama, mirësevini në këtë studio.
Edi Rama - Dëgjova një moment kur thatë se e majta shqiptare ishte e përçarë në të shkuarën dhe se ndasitë janë një karakteristikë e jona. Hapat drejt bashkimit janë një tipar që kanë sjellë kudo fitoren e së majtës. Më vjen ndërmend historia e Francois Miterrand (ish-President i Francës), që realizoi pas një sërë disfatash një bashkim spektakolar që askush nuk e priste. I akuzuar shumë asokohe si një koalicion amoral, sepse mblodhi bashkë forca kontradiktore, ai i dha të majtës franceze një fitore spektakolare, ashtu si kundër i dha Francës një fillim të ri që ka mbetur në historinë e këtij shteti.
Sokol Balla Të krahasosh Francën me Shqipërinë mund të jetë e tepruar, gjithsesi me sa më kujtohet mua, në Francë nuk kishte një 21 janar.
Edi Rama Franca ka edhe më shumë se kaq, ka edhe një numër të gjerë e të gjatë lumenjsh gjaku të derdhur mes Francës dhe Gjermanisë, lumë i cili u ndal, u tha dhe u kthye në atë terren prosperiteti që solli edhe Europën e bashkuar, falë një kapërcimi krejtësisht të pamundur në dukje të së shkuarës. Shembujt e tjerë janë të shumtë dhe ne besojmë se janë këta që frymëzojnë vendet më të mëdha dhe fshatin më të humbur.
Sokol Balla Zhvillimet e fundit në KQZ, mund të konsiderohen prej jush si një argument më shumë për të treguar një tentativë të pushtetit për të kontrolluar zgjedhjet?
Edi Rama - Ne nuk kemi nevojë për argumenta plus. Jo vetëm që PS me LSI duhet të bashkoheshin, por bashkimi është një hap i natyrshëm për ti dhënë fund një anomalie në sistemin politik shqiptar, pasi gjithë ajo që ka ndodhur me KQZ është një shprehje brutale e së vërtetës që zgjedhjet janë të kërcënuara dhe që kërcënimi vjen nga i njëjti person dhe e njëjta parti. Kjo është një arsye e mjaftueshme për të kapërcyer të shkuarën të gjithë së bashku dhe arsye që në 23 qershor të ndryshojmë fytyrën e këtij vendi. Jo më larg se dje, Banka e Shqipërisë thoë se në vitin e shkuar dhe në tre mujorin e parë të këtij viti, kemi mjë rënie dramatike të pagës reale të shqiptarëve dhe Banka thotë se paga reale ka rënë 9,4% me vitin e kaluar. E çfarë do të thotë kjo? Që ka rënë fuqia blerëse e shqiptarëve, ajo që kemi thënë gjithmonë për një propagandë të shfrenuar të rritjes së pagave, që nuk është shoqëruar me rritje të fuqisë blerëse.
Sokol Balla Në fjalën e tij, guvernatori Fullani tha se një mundësi përmirësimi ishte falja e kredive të këqija të 1990-s për biznesin dhe inviditët. Si e gjykoni këtë propozim?
Edi Rama - Ne jemi shumë të përqendruar tek nevoja për ti lënë stabilitet sistemit tonë financuiar, është një stabilitet në prag të një kërcënimi të madh dhe me këtë duhet bashkërendim i të gjitha forcave, duhet konsensus sepse ekonomia shqiptare sot po mbërrinm aty që kemi thënë që 2009-n, në krizë.
Sokol Balla Nisma për ndryshimin e anëtarit të LSI-së në KQZ erdhi 24 orë pasi kjo forcë mbështeti në këshill bashkiak Lulzim Bashën. Mendoni nëse duhet të ketë më dilema Meta për pushtetin lokal?
Edi Rama - Nuk besoj se ka dilema të tilla. është një proces i shpejtë tranzicioni, që ka të bëjë me struktura që duhen ridizenjuar në bazën e shumicave të reja që tani janë edhe në nivel vendor e shumë shpejt këto shumica do të veprojnë për të vendosur vullnetin sovran në funksion të një vendimarrje që sdo të jetë asnjë rast penguese, por vijëmësisht në funskoion të vullnetit të qytetarëve.
Sokol Balla – Basha thotë që qytetarët janë të parët…
Edi Rama Ne jemi plotësisht dakord për këtë, shumica që tani më, përfaqësohet nga ata që janë vërtet të parët, e ne do të veprojnë pikërisht në emër të tyre.
Sokol Balla – Ka pasur debate përse LSI nuk ka ende një vendim politik për pushtetin lokal. Vendimi që ju thoni është edhe qëndrimi zyrtar i LSI-së?
Edi Rama - Nuk po flas për një vendim, por për një funksionim të natyrshëm. Këtu nuk ka pjesë marrëveshje, pasi ky është funksionimi i natyrshëm i një shumice që përfaqëson tashmë shumicën e shqiptarëve. Sot ka pasur një deklaratë, si asnjëherë tjetër të shkoqur, të thënë troç nga Brukseli, në lidhje me atë që ndodh me KQZ-në, që do të thotë se edhe bashkësia ndërkombëtare e ka sosur durimin.
Sokol Balla – Brukseli ka të drejtë të këmbëngulë tek ajo që thotë për respektimin e ligjit, si rasti i KQZ-së, por argumenti politik e ka një sens.
Edi Rama Anëtari i KQZ mund të hiqet vetëm kur kryen një vepër penale apo vdes. Askush nuk ka vdekur, ajo që ka vdekur është vetëm pushteti i Saliut.
Sokol Balla E megjithatë, politikisht ka sens si debat, sepse ka shkuar drejt një balancimi politik në KQZ dhe fakti që balanca politike ndryshon, mbase imponon një ribarazim.
Edi Rama Jo, nuk është ashtu. Së pari nuk është ndonjë blasfemi që PD është në pakicë, pasi e tillë është. E dyta, ajo që thotë ligji, kodi i miratuar me konsensus, është që forcat në Parlament zgjedhin anëtarët mbi bazën e këtyre raporteve, ashtu si kur ndonjëri thotë që këto forca duhet të zgjedhin persona jo anëtarë partie dhe që nënkupton se në momentin kur këtyre njerzve të pavarur nga forcat politike. Këto forca i japin anëtarëve mandatin të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre në KQZ, por këta nuk janë më gurë të forcave politike që kur marrin mandatin, e nuk sillen më si përfaqësues të tyre, por janë shërbëtorë të kushtetutës, kodit zgjedhor dhe popullit shqiptar. Nëse hyjmë me këtë logjikë, forca që ka shumicën duhet ti qëndrojë si shpata e Demokleut mbi kokë çdo anëtari që ka çuar vetë, e kjo nuk ekziston.
Sokol Balla – Ju qëndroni parimisht faktit që institucionet të jenë institucione, çfarë do të bëni në rast se fitoni në qershor?
Edi Rama - Çfarë bëjnë anëtarët e KQZ është vullnet i anëtarëve të tyre.
Sokol Balla – Votimi për anëtarin e KQZ është shtyrë për të hënën. U tha që PD nuk ka votat e mjaftueshme, me gjithë deputetët e PS-së që i janë bashkangitur. A do të tentoni gjetjen e një kompromisi?
Edi Rama - Nuk ka kompromis për marrëveshjen që është sanksionuar mbi shumicën e cilësuar. Kthehemi pastaj tek tre ligjet dhe sot është shembulli më i ri që problemi nuk është ligjet që kemi, por si zbatohen. Drejtohemi nga një personazh që ligjin e konsideron si një letër pa vlerë, kur është në nevojë, për të arritur vlerë monetare apo politikë të shtuar.
Sokol Balla – Meqe folët për tre ligjet, ndryshimi i balancave në këshillat me aleancën e LSI mund ti japë një zgjidhje teknike bllokimit të tre ligjeve, pasi ndryshon mazhoranca në Qarkun e Fierit dhe nëse kjo do të ndodhë zyrtar