E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqësia në Facebook jo realenjerëzit 50% më të lumtur ballë për ballë

miqesia-ne-facebookMiqtë e Facebook nuk llogariten si një gjë reale sipas psikologëve: ‘Njerëzit janë 50% më shumë të lumtur dhe të qeshur, kur janë duke folur ballë për ballë’.

Dr. Sam Roberts, tha se faqet e internetit të tilla nuk duket të jenë ndihmq që njerëzit të bëjnë miqësi të vërtetë.

Bazuar në dy pyetësorë, ai gjeti se nuk kishte asnjë lidhje emocionalisht midis përdorimit të Facebook dhe njerëzit me grupe më të mëdha të miqve apo më shumë marrëdhënie të forta.

Dr Roberts, ka thënë: “Përfundimi është se marrëdhëniet tona nuk janë të varura nga sasia e komunikimit tonë. Ato varen nga cilësia dhe madje edhe Skype është më i mirë në rritjen e cilësisë së komunikimet tona se koha e shpenzuar në Facebook. Edhe duke folur në telefon dhe duke çuar sms nuk e bëjnë njerëzit të ndjehen më mirë si për ndarjen e një buzëqeshje ballë për ballë”,- thotë hulumtimi.

Njerëzit gjejnë marrëdhëniet më të kënaqshme  që vijnë nga një pjesë e vogël e miqve të ngushtë.

Arisa Liço/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›