E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Më 21 janar isha në shtëpi, skam përgjegjësi. Me drejtësina fitova 5-0

Ilir-Meta-LSITiranë- Kryetari i LSI-së Ilir Meta tregoi mbrëmë në një intervistë në televizionin News24 detaje të vendimit të LSI-së për tu larguar nga qeveria dhe bashkimin e së majtës shqiptare. Në emisionin 360 Gradë, lideri i LSI-së theksoi se bashkimi i së majtës shqiptare është në favor të interesit publik për të vendosur një ekuilibër të ri politik në vend.

Kreu i LSI-së ka komentuar edhe njëherë ‘lirimin’ e anëtarit të LSI-së nga KQZ, i miratuar tashmë nga Komisioni i Ligjeve, dhe në pritje të vendimit përfundimtar të Kuvendit.

Për Metën ky akt cënon standardet e  zgjedhjeve të ardhshme, prish imazhin e vendit dhe pengon procesin e marrjes së statusit kandidat në BE.

Artur Zheji: Zoti Meta është një kënaqësi që vini në studion e 360 gradë dhe për herë të parë në një studio televizive si opozitar.

Ilir Meta: Eshtë kënaqësi e madhe që vi në studion tuaj.

Zheji: Përse zgjodhët ti përgjigjeshit pozitivisht ftesës së zotit Rama për të hyrë në një koalicion opozitar dhe të largoheshit nga koalicioni me zotin Berisha? 
Meta: Janë një serë faktorësh. Në radhë të parë është interesi publik për të vendosur një ekuilibër të ri politik. Një balancë të re të pushteteve për shkak të rritjes së përqëndrimit të shumë pushteteve në duart e Partisë Demokratike, me të cilën ishim në koalicion për katër vite.
Zheji: Çmund të kuptojmë me këtë?
Meta:
 Kjo lidhet me vendosjen e ekuilibrave të cilët janë të domosdoshëm për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe për të pasur një demokraci sa më të shëndetshme dhe funksionale. Njëkohësisht për të realizuar një tejkalim të këtij ngërçi për shkak të mungesës së bashkëpunimit dhe për shkak të rritjes së shumë pushteteve në duart e një force të vetme duke krijuar edhe një ekuilibër të ri, një ndarje të re të pushteteve dhe në këtë mënyrë edhe bazën objektive të një bashkëpunimi të paevitueshëm. Më konkretisht kombinimi i Presidentit aktual që ishte propozim i mazhorancës aktuale që mori edhe votat tona me qeverinë e ardhshme.
Zheji: Jeni penduar që i keni dhënë votat zotit Nishani?
Meta:
 Ka qenë më i mundshmi, natyrisht nuk ka qenë më i miri. Ju e dini që unë kam bërë përpjekje të mëdha për një president me konsensus. Nuk është nevoja ti kthehemi.
Zheji: Nëse ka gjëra që ju nuk i keni thënë publikisht mund ti kthehemi.
Meta:
 Presidenti, mazhoranca dhe parlamenti duhet të bashkëpunojnë me institucionet e tjera, institucionet e pavarura, Gjykatën e Lartë, gjykatat e tjera. Nëse gjithçka do të funksionojë në linjën e një partie….
Zheji: Eshtë e rëndë kjo që po thoni zoti Meta, se duket sikur po e quani presidentin Nishani si një ministër të qeverisë Berisha.
Meta: Këtë e thate ju, presidenti është aty ku është dhe ka një mandat 5-vjeçar.
Zheji: Ju jeni për respektimin e këtyre mandateve?
Meta:
 Patjetër
Zheji: Ju jeni shprehur gjatë kësaj kohe shumë ashpër për zotin Rama, të cilin e keni akuzuar për shumë gjëra. Çfarë ka ndryshuar aktualisht, zoti Rama, apo keni ndryshuar ju në raport me të?
Meta: Faktori madhor është koha, gjithçka duhet vlerësuar në raport me kohën që ka kaluar dhe kohën që po vjen. Kështu që mendoj se koha që po vjen e ka imponuar si një domosdoshmëri këtë bashkëpunim që do të thotë njëkohësisht që koha që ka kaluar ka ndihmuar për një reflektim dhe pjesë e këtij reflektimi jemi të gjithë. Koha ka ndihmuar për reflektim dhe mendoj se politikanët kurajozë nuk mbeten peng i së kaluarës dhe politikanët që besojnë tek e ardhmja duhet të kenë patjetër aftësi reflektuese.
Zheji: Mendoni që do të jetë i qëndrueshëm në kohë ky reflektim i juaji dhe zotit Rama për një bashkëpunim afatgjatë? 
Meta: Besoj se po, janë të gjitha arsyet, të gjithë faktorët. Nuk kanë qenë të paktë ata, kur unë bëra një koalicion të panatyrshëm me z. Berisha dhe LSI-ja me PD-në, që menduan se kjo nuk do të zgjaste as një javë, as një muaj, që do të kishte konflikte, debate. Por, funksionoi, ashtu sikurse funksionoi pra në mënyrë të qëndrueshme për katër vite dhe të funksiononte më tej do të ishte e panatyrshme. Arsyet që përmenda më parë kanë imponuar një pozicionim të ri të LSI-së dhe mendoj se është një detyrim i madh i imi, i z. Rama dhe i shumë të tjerëve për të sjellë një mundësi të së majtës së bashkuar për të ndryshuar shumë gjëra në këtë vend. Edhe për një arsye tjetër, sepse e majta ka qenë dhe është shumicë në Shqipëri, pavarësisht nga mungesa e bashkëpunimit tyre në 2009-ën që solli edhe atë situatë. Nuk kemi pasur asnjëherë ftesë për bashkëpunim, as në 2005-ën, as në 2009-ën. Tani kemi një ftesë. Ne kemi bërë ftesa.
Zheji: Po në koalicionin që patët në 2007-ën në luftën për kryetar bashkie, votat dhe mbështetja juaj për z, Rama ishte determinuese, apo jo?
Meta:
 Po, pati një bashkëpunim i cili natyrisht që nuk u ndërpre nga ne.
Zheji: Po në vitin 2008, me ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor që kishin për qellim asgjësimin tuaj politik, marrëveshjen Rama Berisha, a mendoni se koha e shleu edhe këtë?
Meta: Jo vetëm që koha e shleu në një farë mënyre këtë por ka edhe një reflektim edhe nga ana e lidershipit të Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese. Dhe PS-ja edhe në rastin aktual të kodit u tregua më e predispozuar për të bërë ndryshime apo përmirësime.
Zheji: A ia vlen gjithë ky tension, adrenalinë, shokë që tradhtohen, pastaj rikthime, një lloj refleksioni.
Meta: Është si puna e atyre që shohin sportistë të njohur e të famshëm e se dinë sa vuajnë për të arritur atje ku janë. Mund të them që kjo e politikanit është një sfidë e përhershme, një zgjedhje që nuk është thjesht rastësi.
Zheji: Koalicioni me PS ka ngjallur shumë reagime. Deputetë të PD deklarojnë se djathta është lehtësuar nga ikja e LSI?
Meta: Kjo smë takon mua, aq më tepër kur bëhet nga njerëz që skanë shumë eksperiencë në politikë.
Zheji: Skënder Gjinushi thotë se ka rrezik që Meta të shesë ndeshjen, për të smund të thuash që ska eksperiencë në politikë.
Meta: Profesori e ka pasur eksperiencën e parë të bashkëpunimit që në 92, më pëlqen që e zhvillon fantazinë e tij më tej.
Zheji: Po Majko, që thotë nuk mund ti them dot derrit dajë, pse?
Meta: Nuk e kuptoj fare Majkon.
Artur Zheji: Bamir Topi thotë se koalicioni një anije e mbushur me ujë, busulla e kësaj anije është e prishur. 
Meta: Nëse është busulla e çorientuar ai është me fat që ka komardare.
Zheji: Prec Zogaj shprehet se gabim i Ramës është ky koalicion, bien idetë e Rilindjes thotë ai.
Meta: Do komentoja me kënaqësi Berishën e Ramën por nuk mund të komentoj cilindo që do të bëhet sa më i njohur me këto që thotë.
Zheji: Berisha ka thënë që ky koalicion është pjesë e një komploti.
Meta: Ky është një produkt i një formimi që vjen nga e kaluara e mbushur me komplote. Kjo është një zgjedhje fare e natyrshme, unë që në përfundim të marrëveshjes kam thënë se duam të ndryshojmë qeverinë nëpërmjet votës popullore. Këtu nuk ka komplot por zgjedhje politike.
Zheji: Mendimi juaj për 21 janarin.
Meta:
 Qëndrimi im është i pandryshuar, është drejtësia ajo që duhet ta zbardhë dhe të vërë përgjegjësit para drejtësisë. Unë si person i kam cuar çështjet me drejtësinë deri në fund, kam fituar 5 me 0. Më 21 janar kam qenë në shtëpi.
Zheji: Si i përgjigjeni zërave në PD që thonë se Ilir Meta na ka prishur imazhin e qeveri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›