E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koalicioni i djathtë prezanton Durim Hushin në Elbasan

21/03/2011  Takimi

Koalicioni i djathtë ka prezantuar kandidatin për Bashkinë Elbasan në një takim të përbashkët të zhvilluar me praninë e krerëve më të lartë të partive politike mbështetëse. Koordinatori për fushatën zgjedhore në Elbasan, Arben Imami, ka hapur takimin ku kanë qenë të pranishëm kryetari i LSI Ilir Meta, kryetari i PR Arjan Madhi, ai i PDIU Shpëtim Idrizi, Arjan Starova, Artur Roshi etj. Imami ka prezantuar kandidatin për Bashkinë Elbasan Durim Hushi duke vlerësuar figurën dhe kontributin e tij. Më pas kreu i LSI, Ilir Meta, është shprehur se bashkohet me vlerësimet që iu bënë Durim Hushit. Unë besoj që fakti që ne jemi të gjithë bashkë do të fitojmë bashkisë. “Kjo aleancë, tha ai, do të sjellë një qeverisje vendore të përbashkët në shërbim të qytetarëve të Elbasanit”. Fjalën e kanë marrë më pas drejtues dhe përfaqësues të partive politike në koalicion, të cilat janë gjithsej 22. Në përfundim të takimit e ka marrë fjalën kandidati i koalicionit të djathtë Durim Hushi, i cili deklaroi se: “Ne do të qeverisim së bashku në 4 vitet e ardhshme gjithnjë në shërbim të qytetarëve. Falënderoj lidershipin e koalicionit Berisha dhe Meta për besimin që më dhatë. Fitorja e ka bazën tek forca e këtij koalicioni i jashtëzakonshëm dhe më i madhi që ka pasur ndonjëherë vendi”. Kryefjala e fushatës për Elbasanin duket se do të jetë rruga Elbasan-Tiranë, e cila pritet të nisë në fillim të muajit prill.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›