E Shtunë, 31 Tetor 2026

Levan-Vlorë, Olldashi: Gati për sezonin turistik

21/03/2011  Autostrada ka gjatësi 24 km dhe do të mundësojë lëvizjen me shpejtësi prej 120-130 km/orë

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ka deklaruar se në fillim të sezonit turistik do të përfundojnë punimet e autostradës Levan – Vlorë. Duke folur për sezonin e ri turistik dhe për Vlorën, Olldashi u shpreh se sapo kanë përfunduar punimet në segmentin nga Novosela deri në hyrje të Vlorës në një gjatësi prej 16 kilometrash. “Punimet do të vazhdojnë intensivisht në autostradën Levan-Vlorë. Jemi në segmentin nga Novosela drejt Vlorës dhe jemi në përfundimin e asfaltimit të këtij segmenti për të bërë të mundur që brenda fundit të prillit ose ditëve të para të majit, të hapim 16 km e para të autostradës për trafikun. Hapja tërësisht e kësaj autostrade përpara sezonit turistik, do të thotë një sezon turistik shumë i mirë për Vlorën, dhe një mundësi shumë e mirë për të gjithë ata që do të duan t’i drejtohen Vlorës për pushime, për të arritur aty në kushte shumë komode, me një autostradë me të gjithë parametrave evropian, dhe në një kohë shumë më të shkurtër ”, - tha ministri Olldashi. Me një gjatësi 24 km, do t’u mundësojë automjeteve të lëvizin me një shpejtësi prej 120-130 km/orë dhe pritet të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt qytetit bregdetar në jug të vendit. Autostrada Levan-Vlorë është pjesë e korridorit 8, një ndër projektet më madhore të infrastrukturës në vend.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›