E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koalicioni i vezhguesve vendore thirrje partive politike per nje proces te qete

Koalicioni i vëzhguesve vendorë u ka bërë thirrje përfaqësuesve të partive politike, që të instruktojnë militantët e tyre për të patur një proces sa më të qetë votimi.

Gjithashtu u është bërë thirrje që të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe të evitojnë daljet në mediat televizive.

Koalicioni ka angazhuar një numër të madh vëzhguesish, të cilët do të monitorojnë ecurinë e procesit të votimit thuajse në të gjithë vendin.
Të dielën priten edhe raportet e vëzhguesve në lidhje me incidentet e mundshme gjatë procesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›