E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Brendshme Ska karta identiteti te falsifikuara

Pas akuzave nga deputetët socialiste se ekzistojnë karta identiteti të falsifikuara, ka reaguar Ministria e Brendshme duke përgënjeshtruar deklaratat e tyre.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja në një deklaratë për shtyp, i cilësoi këto deklarata që vijnë disa orë para nisjes së procesit zgjedhor si një tentativë për të dëmtuar procesin.

Ministria e Brendshme i inkurajoi deputetët socialistë Sterkaj dhe Doshi që të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit dhe prokurorinë për hetimin e rasteve të pretenduara, si dhe të dorëzojnë të gjitha provat dhe informacionet që disponojnë. Ministria e vlerësoi si procesin më korrekt ligjor për sqarimin e çdo pretendimi, reagimin e menjëhershëm të Policisë së Shtetit, e cila mori në shqyrtim faktet e pretenduara nga deputetët e Partisë Socialiste.

Sipas Ministrisë së Brendshme, dokumentet shqiptare të identitetit janë të standardeve më të larta europiane.
Kjo ministri i garantoi qytetarët shqiptarë se e tërë infrastruktura zgjedhore, përfshirë edhe dokumentet e identitetit, përmbush standardet e kërkuara.

Gjithashtu MB-ja i garanton zgjedhësit për ushtrimin e lirë të së drejtës së votës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›