Koalicioni i vjeter dhe i ri ne Shkup - Vendosen kontaktet e para per krijimin e qeverise mes VMRO-DPMNE dhe BDI

Dy partite fituese te zgjedhjeve te 5 qershorit VMRO-DPMNE dhe BDI kane filluar kontaktet e para per bisedime rreth formimit te koalicionit te ri qeveritar. Partia shqiptare ka rene dakord me disa pjese te programit elektoral te VMRO-DPMNE-se ne fushen e ekonomise dhe ate sociale ndersa pret qe ne programin qeveritar te perfshihen edhe pjese te platformes se BDI-se. Fitorja e BDI-se ne zgjedhjet parlamentare sipas analisteve e fuqizon ate sepse partia fituese maqedonase nuk do te mund ta formoje qeverine pa votat e shqiptareve. Ky fakt do ti mundesoje BDI-se qe ta kushtezoje formimin e qeverise me kerkesa me te medha ne raport me poziten e shqiptareve.
Partia maqedonase nuk mund te beje qeveri vet sic ishte rasti ne qeverine e kaluar dhe detyrimisht faktori shqiptar ne nje fare menyre mund te pozicionohet me mire. Do te duhet te reflektohet fryma se Maqedonia i perket te gjitheve thote analisti Nazim Rashiti. Ne perberjen e re te parlamentit 25 votat e deputeteve shqiptare do te kene nje peshe te vecante e sidomos ato te BDI-se e cila pritet te vazhdoje qeverisjen me VMRO-DPMNE-ne thote Tanja Karakamisheva. BDI kesaj rradhe mund te kete kerkesa me te medha ne raport me zgjidhjen e me shume ceshtjeve te hapura. Ajo mund te vendose edhe afate per zgjidhjen e tyre shprehet Karakamisheva.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ali Ahmeti kryetari i BDI-se
BDI-ja e vetedijshme per poziten e favorshme
Per poziten e favorshme dhe rolin kyc ne formimin e qeverise se re eshte i vetedijshem edhe kryetari i BDI-se Ali Ahmeti. Eumlshte mandat goxha me pergjegjesi shume te medha. Pikerisht aludova ne te ardhmen e shtetit ne te ardhmen stabilitetin dhe sigurine jo vetem ne vendin tone por edhe te rajonit ne teresi thote Ali Ahmeti.
BDI-ja ne qeverine e re duhet te kete nje strategji te vecante dhe largepamese qe do ti mundesoje asaj te perfitoje si ne marjen e posteve te ministrave poashtu edhe ne perfshierjen e kerkesave te saja ne programin qeveritar thote analisti politik Albert Musliu. Menyrat e vjetra te veprimit kur subjektet politike shqiptare hynin ne qeveri me vetem disa kerkesa mendoj se duhet ti takojne se kaluares. Konsideroj se jo vetem perfaqesimi i drejte por edhe bashkeqeverisja te jete pjese fundamentale e marreveshtjes se re qe do te mundesoje formimin e qeverise se re shprehet Musliu.
Qeveria e re duhet te formohet me se voni deri me 10 gusht ndersa konstituimi i perberjes se re parlamentare duhet te perfundoje me 25 qershor.
Autor Fatos Musliu
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora