E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkel ne Gjeneve - Flet ne Organizaten Nderkombetare te Punes

Nese kancelarja kuptohet drejt atehere ky do te jete nje termin ku ajo da ta ndjej veten mire. Kjo per faktin se Angela Merkel para se gjithash deshiron qe te iu jap sqarime se si punohet delegateve te Organizates Nderkombetare te Punes ILO duke iu referuar sukseve ne Gjermani. Ne menyre qe edhe vendet e tjera ta ndiejne veten si Gjermania

Ulja e papunesise dhe rritja ekonomike ne Gjermani shembuj per vendet e tjera

Kjo organizate natyrisht se do te jete shume e lumtur nese une mund te raportoje qe Gjermania sipas statistikave te Organizates Nderkombetare te Punes ka nje shkalle te papunesise prej vetem 60 per qind dhe nje rritje ekonomike ne vitin 2010 me 36 per qind kete vit ndoshta po ashtu me mbi tre per qind.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Logoja e Organizates Nderkombetare e Punes

Keshtu u shpreh kancelarja Merkel ne mesazhin e saj te fundjaves ne internet. Gjermania si asnje vend tjeter ka arritur te kapercej krizen ekonomike dhe financiare nderkombetare. Dhe po ashtu shembull eshte se nga zhvillimi ekonomik perfitojne te gjithe te punesuarit dhe se Gjermania nderkohe ka me shume njerez ne pune se qe ka pasur para krizes. Ajo eshte e sigurte se kjo ceshtje do te iu interesoje edhe pjesemarresve ne konferencen e Organizates Nderkombetare te Punes ne Gjeneve

Porosia e Merkelit bota mund te mesoje prej Gjermanise

Ne iu kemi qasur shume drejt krizes per shembull tatimpaguesit kane marre para per te financuar punen me kohe te shkurtuar. Ne kete menyre ne kemi krijuar nje ure per punemarresit qe ata te kene mundesi pastaj ti kthehen punes se tyre me te filluar serish eksporti. Dhe keto jane shembuj se si kapercehet nje krize shembuj nga te cilet me siguri qe mund te mesojne edhe vendet e tjera.

Si folesja e dyte gjate dites se sotme kancelarja Merkel do te kete rreth 40 minuta kohe per te sqaruar kete me hollesisht.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Samiti i Organizates Nderkombetare te Punes ne GjeneveKa dy jave qe perfaqesuesit e 183 vendeve te ndryshme te botes po keshillohen ne seline e OKB-se ne Gjeneve ne konferencen vjetore te Organizates Nderkombetare te Punes. Secili vend ka te drejte qe ne konference te dergoje kater delegate me te drejte vote. Dy prej tyre zgjidhen nga qeverite e vendeve perkatese ndersa dy te tjeter perfaqesojne njeri punedhenesit dhe tjetri punemarresit. Dhe kjo ndodh ne parim qe prej vitit 1919 kur eshte themeluar Organizata Nderkombetare e Punes. Me qellim arritjen e paqes boterore nder te tjera edhe permes barazise sociale. Prej atehere deri sot ne kete pike nuk ka ndryshuar asgje ne parim .

Te merkuren 15.6. ne konference pritet te marrin pjese edhe kryeministri rus Vlladimir Putin dhe ministrja e Jashtme e Zvicres Calmy-Rey.

Autor Malte Pieper/Esat Ahmeti

Redaktoi MImoza Cika-Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›