Referendumi popullor - Italianet i thone jo energjise berthamore

Ceshtja vendimtare ishte e qarte qysh pak para mbylljes se qendrave te votimit Shumica e italianeve me te drejte vote kishte marre pjese ne referendum. Me 57 pjesemarrja e kaloi kuoten minimal ete domosdoshme prej 50 plus nje vote ne menyre qe rezultati te jete i vlefshem. Ne kete menyre eshte dhene pergjigja edhe ndaj pyetjes se cmendojne italianet per energjine berthamore. Te gjitha perllogaritjet e votave perputhen Zgjedhesit i kane thene mese qarte jo rivenies ne perdorim te energjise atomike ne vendin e tyre. Maria Marano zedhenesja e levizjes kunder energjise atomike Nese populli italian sot ia ka dale vertete te arrije kuorumin dhe ti thote jo energjise atomike ne mund te investojme me shume per energjite e rinovueshme per eficiencen e energjise per moderinizimin e vendit tone pra per energjine per te cilen ne vertete kemi nevoje.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Silvio Berluskoni
Berluskoni pranon humbjen
Ne vitin 1987 italianet jane shprehur nje here ne referendum kunder energjise berthamore asokohe nen hijen e katastrofes berthamore te Cernobilit. Silvio Berluskoni nuk donte te pajtohej pafundesisht me kete dhe perpara dy vjetesh planifikoi ndertimin e centraleve te reja berthamore. Qe atij i duhet tani te heqe dore njehere e pergjithmone nga plani i tij kjo ishte e qarte qysh perpara se te mbylleshin qendrat e votimit. Pas nje takimi me homologun e tij izraelit Benjamin Netanjahu edhe Silvio Berlusconi theksoi rendesine e formave te energjise alternative Zhvillimi i energjive te rinovueshme eshte vecanrisht i rendesishem ne radhe te pare ne Itali. Ne sic duket si rrjedhoje e vendimit qe po merr populli italian ne keto caste duhet te heqim dore prej energjise berthamore dhe prandaj na duhet qe te angazhohemi fort ne sektorin e energjive te rinovueshme.
Kjo do te thote Silvio Berluskoni e pranon kete humbje por e interpreton ate thjeshte me kthjelltesi politike jo si te drejtuar kunder qeverise apo kunder atij personalisht.
Udheheqesi i opozites Pierluixhi Bersani e sheh ndryshe dhe e quan referndumin si nje vendim per divors Per mua ky eshte nje referendum per divorsin mes qeverise dhe vendit. Kjo pjesemarrje jashtezakonisht e larte ne votim tregoi qarte se qeveria ndjek nje tjeter rruge nga vendi i vet. Qeveria jeton ne nje hemisfere tjeter.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Demonstrate ne Itali per refrendumin kunder energjise atomike Rome05.06..2011
Referendumi jo edhe per bdquoLex Berluskoni
Krahas energjise atomike te dielen dhe te henen 12.06 - 13.06 italianet votuan edhe per dy ceshtje te tjera. Privatizimin e sistemit te furnizimit me uje. Edhe ne kete rast fituan kundershtaret. Pika tjeter e referendumit ishte ligji qe u lejon anetareve te qeverise qe ne rast se jane te penguar ne menyre legjitime mund te mos paraqiten ne proceset gjyqesore. I ashtuquajturi bdquoLex Berluskoni i cili eshte kufizuar mjaft prej Gjykates Kushtetuese dhe tani pas referendumit duhet te shfuqziohet fare. Ky ishte nje sukses per iniciatoren e referendumeve popullore partia e vogel kunder korrupsionit Italia e vlerave. Zedhenesi i saj deputeti dhe ish-kryebashkiaku i Palermos Leoluca Orlando Italianert e kane kuptuar dhe donin te jepnin nje mesazh pushteti buron nga populli dhe jo nga televizioni i vendosur nen tutele dhe as nga ndonje sondazh i manipuluar.
Vet kryeministri ne pragte referendumit pati bere fushate per te mosdaljen ne votime ne menyre qe referendumi te deshtonte prej kuorumit. Por ai qe ka deshtuar sot eshte vetem njeri Silvio Berluskoni.
Autor Tilmann Kleinjung / Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi Esat Ahmeti