E Diel, 1 Nëntor 2026

Koalicioni me PS? Idrizi: PDIU komod në opozitë, nuk përfshihemi në lojën e askujt

TIRANË- Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi në një intervistë me gazetaren Ola Bruko në studion e lajmeve të TVNews24, mohoi lajmet për një bashkëpunim të mundshëm me Partinë Socialiste teksa sqaroi se partia që ai drejton nuk do jetë pjesë e lojërave të brendshme të dikujt.

Sipas Idrizit u tentua nga krahu i majtë që të fusnin në lojë PDIU për të prishur balancat në koalicionin e majtë me arritjen surprizë që pati LSI. 

“Më vjen keq që e gjitha është produkt mediat, i një segmenti brenda PS, pasi fituesi më i madh ishte LSI dhe raporti forcave brenda mazhorancës jo të gjithë kanë mbetur të kënaqur dhe u fabrikua ideja që të na fusnin brenda për të bërë presion brenda mazhorancës me qëllim ndryshimin e balancave. Deputeti Dashamir Tahiri nuk është shprehur asnjëherë se ne presim ofertë nga PS, ai ka marrë një telefonat nga një gazetar i ‘Shekullit’ dhe pyetjes për bashkëpunim me PS, ai është i përgjigjur se do bashkëpunojmë me cdo parti nga këtu mori spunton. Të nesërmen doli zoti Kokëdhima bëri të kundërtën e saj. PDIU-në mos e përfshini në lojërat e brendshme të dikujt”, tha Idrizi duke konfirmuar se partia e tij do te merrte 5 mandate edhe po të ishte në koalicion me të majtën. 

Duke komentuar rezultatin e arritur në zgjedhjet e 23 qershorit, Idrizi vlerësoi se ndihet komod në opozitë duke shtuar se votat e PDIU janë trefishuar në krahasim me vitin 2009.

“Rezultati është shumë i mirë për vetë faktin se ne jemi trefishuar me v 2009, kemi ruajtur të njëjtin trend me vitin 2011 dhe nga pikëpamja e mandateve jemi partia e 4-ët dhe kemi rezultati shumë të mirë me 5 mandate , megjithëse ne e kishim parashikuar. PDIU është një parti në rritje dhe një parti kombëtare, jo parti e lokalizuar dhe një komuniteti, gjë që u vërejt dhe ngjatë fushatës. Kauzat tona kanë qenë përbashkuese, sigurisht se çështja e çame mbete në themel, ndërkohë dhe fryma pozitiviste ka qenë në qendër. Për ne është përgjegjësi e madhe. Jam i bindur në këto që them, për shkak të vecorisë që ka partia jonë ajo mund të qëndrojë shumë mirë madje dhe shumë lirshëm për të cuar para ato kauza që kanë nevojë. Kemi mazhorancë të bollshme, më shumë sesa të bollshëm,që duhet të ktheje votën në përgjegjësi të madhe. Ne ndihemi shumë komod në opozit dhe po programojmë sensin e madh të përgjegjësisë, ne do qëndrojmë në këmbë në Parlamentin e Shqipërisë”, theksoi Idrizi. 

Kreu i PDIU-së komentoi edhe zhvillimet më të fundit politike në vend pas dorëheqjes së kryeministrit Berisha nga funksionet e tij në PD si dhe disfatën që patën demokratët. Idrizi theksoi se një nga shkaqet e humbjes ishte se shqiptarët ishin të lodhur nga qeverisja 8-vjecare.

“Njerëzit ishin të lodhur nga një qeverisje 8 vjecar, donin ti jepnin fund tranzicionit dhe donin të ndodhte nje rotacion. Ka qenë një votë do thoja e vlefshme, dhe do e thoja pragmatike. Më shumë qetësi shqiptarët dhanë votën ku ata e mendonin. Mazhoranca e sotshme duhet të jetë e vëmendshme për votën plebishitare. Dorëheqja e Berishës ishte gjest normal në demokraci. Berisha ka qenë personazh i fuqishëm që ka dominuar skenën shqiptarë në 23 vjet. Ky është rregulli i demokracisë, të hapen rrugë për zhvillimet e reja,. Sistemi i dem është i programuar i tillë, jo vetëm se humbin zgjedhjet, por një korrigjim i demokracisë të vijnë njerëz të ri dhe të ndryshohen elitat. Jo se këta që janë ato nuk janë të vlefshëm, por vendi përballet me sfida të reja. Berisha ka qenë personazh dominant. Ka pasur kontributin e tij në ndryshimin e sistemi”, u shpreh Idrizi, teksa shtoi se tronditja që shkaktoi vendimi i Berishës ishte normal.

Për Idrizin Partia Demokratike ka “nevojë të ka nevojë të ristrukturohet, të kthehet në identitet, në vlerat liberale të djathta” teksa shtoi se fjalimi i Ramës ishte i përgjegjshmëm dhe i kujdesshëm, duke uruar se shpreson se e njëjta frymë të vijojë dhe gjatë qeverisjes.

Idrizi vlerësoi zgjedhjet, megjithëse sipas tij u njollosën me një ngjarja tragjike në Laç, ku një komisioner i LSI humbi jetën dhe kandidati për deputet i PD-së u plagos. Idrizi sa i takon qeverisjes së re dhe perspektiva që i pret tha se Mazhoranca e re duhet qartësojë statusin e nënpunësit civil, me qëllim që administrata të mos jetojë me 'frikën' e ndryshimit të pushteteve.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›