TAP, Nishani: Kthesë e rëndësishme në zhvillimin ekonomik e energjetik të vendit
TIRANE- Presidenti i Republikës Bujar Nishani përshëndet përzgjedhjen e projektit të gazsjellësit Trans-Adriatik, për transportimin e gazit nga Azerbajxhani në Evropë.
Sipas presidentit Nishani, “zbatimi i Projektit të Gazsjellësit TAP do të shënojë padyshim një kthesë të rëndësishme dhe një hop cilësor në zhvillimin ekonomik dhe energjetik të Shqipërisë dhe për rolin e saj në gjeopolitikën e rajonit”.
“Fakti se Projekti i Gazsjellësit Trans-Adriatik është preferuar nga Konsorciumi i Shah Deniz 2 për transportimin e gazit nga Azerbajxhani në Evropë, përbën një lajm shumë të mirë dhe të gëzueshëm pa masë për Shqipërinë, e cila bëhet pjesë e një Projekti tejet të rëndësishëm nga pikëpamja gjeostrategjike, me një efekt të madh për ekonominë dhe energjinë e rajonit dhe, veçanërisht, të vetë Shqipërisë.”- thuhet në deklaratën e Presidentit Nishani.
Kreu i shtetit përgëzoi të gjithë partnerët që lobuan në favor të këtij projekti, duke shprehur vlerësim edhe për qeverinë shqiptare, për ato që ka çfarë ka bërë në mbështetje të këtij projekti
“Përfitoj nga rasti që, në emër të popullit shqiptar, t’u shpreh mirënjohjen time të thellë të gjithë partnerëve dhe aktorëve, të cilët mbështetën dhe lobuan në favor të Projektit TAP. Qeveria ka bërë më të mirën, duke lobuar fuqishëm në mbështetje të TAP, nëpërmjet një negocimi me profesionalizëm, duke realizuar marrëveshje me konsorciumin, partnerët dhe palët e përfshira, si dhe duke përmbushur çdo detyrim që rrjedh prej tyre.”- thuhet në deklaratë.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Shah Deniz njofton zyrtarisht për përzgjedhjen e gazsjellësit TAP