Koçi:Brenda marsit, lista e kandidatëve për deputetë

Petro Koçi,i ftuar në Ora News deklaroi se tashmë partia që ai drejton do të quhet, Partia e Vërtetë '91,pas refuzimit nga Gjykata për emrin fillestar PS'91. Koçi deklaroi se sipas ligjit Gjykata është e detyruar të japë përgjigje për formimine një partie brenda një muaji pas depozitimit të kërkesë, ndërsa përgjigja e tyre ka ardhur pas 3 muajsh. "Përmbajata e refuzimit për emrin është i paqëndrushem. Kemi respektuar vendimine Gjykatës dhe kemi bërë ndryshimet e duhura. Në rastin tonë kemi të bëjmë me një fitore beteje e një mafie që ka kapur të gjitha llojet e pushteteve, ku përfshihet edhe rasti i gjyqtarit që ka marrë përsipër çështjen tonë", tha Koçi.Sipas tij, PS, është fotokopje e PD-së. "Ne jemi për politikë parlamentare, kërkojmë një politikë ndryshe", theksoi Koçi. Sa i përket formimit të strukturave të PSV'91, Koçi tha se "Do të kemi një konferencë kombëtare para zgjedhjeve, por sigurisht që do të kemi një sërë aktivitetesh për të realizuar përfaqësimin e duhur në qarqe dhe në parlament". Petro Kocic deklaroi se brenda marsit kjo parti do ketë listën e kandidatëve për deputet. "Brenda marsit do kemi të përcaktuar listën e kandidatëvë, sidomos drejtuesit e këtyre listave në rangje qarku. Ne synojmë formimin e një grupi parlamentar në bazë të rregullores së tanishme të parlamentit, por në kushte e krijuara në do përfaqësohemi ashtu si duhet në parlament dhe do jemi pjesë e qeverisjes të së majtës. Pa ne e majta nuk fiton", theksoi ai .Sipas tij, PS mban përgjegjësi për tragjedinë e Gërdecit, sepse e shtiti këtë tragjedi për krijimin e në kodi zgjedhor përjashtues. Sipas Petro Koçit, e majta me faktorët politikë që ka në lëvizje do të arrijë të fitojë zgjedhjet. "E majta tashmë nuk është më vetëm PS-ja, ka forca alternative dhe kështu do arrijë fitoren", përfundoi ai.