E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koceku: Situatë e përmirësuar, 3 vajza janë më rëndë

Në vazhdimësinë e rifreskimit të të dhënave lidhur me situatën e vajzave të plagosura që po mjekohen në Spitalin Ushtarak të Tiranës, Drejtori i Politraumës, Sami Koceku, konfirmoi se situata është në kontroll dhe disi e përmirësuar, ndërsa mbetet problematike situata e Briselda Guberes, Florije Pecit dhe Kaltra Pollozhanit, ku situata e kësaj të fundit është më e mirë. Ndërsa sa i përket transportimit të tyre jashtë, Koceku thekson se kjo është cështje orësh dhe negociatash me spitalet jashtë vendit.
 

“9 vajza janë ne reanimacion, tre vajza aktualisht janë në gjendje të rëndë, Briselda Gubere, Florije Peci, Kaltra Pollozhani, kjo e fundit më lehtë se dy të parat. Gubere është në politramë, ka dëmtuar shpretkën, ka një defekt të lindur pasi ka veshkë unike. Peci, krahahas politramës ka probleme me shtyllën kurrizore , ku u bë ngjitja përmes një operacioni. Nisur nga impenjimi i gjitha strukturave, mendohet që mund të transportohen jashtë, por kërkohet transport special, me avionë ambulantë me personel mjekësor e cila bëhet nga pala tjetër. Kemi disa oferta momentalisht” tha ai.
 

Ndërkaq Drejtori i Politraumës garantoi të gjithë të plagosurit në mënyrë absolute do të mbijetojnë, ndërsa shtoi se po monitorohet orë pas ore situata e tyre.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›