E Diel, 1 Nëntor 2026

Kocijançiç: Kosova dhe Serbia afër disa marrëveshjeve

Kosova dhe Serbia janë afër zgjidhjes së disa çështjeve në negociatat, që po zhvillohen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë thënë sot zyrtarë të Bashkimit Europian.

Bashkimi Evropian pret që raundi i ardhshëm i dialogut të mbahet në fund të qershorit, por data ende nuk është përcaktuar, tha Maja Kocijançiç, zëdhënëse e BE-së në Bruksel.

“Ne jemi afër marrëveshjes në disa çështje dhe ne dëshirojmë të shohim marrëveshjet e para konkrete në raundin e ardhshëm”, i tha Kocijançiç, agjencisë DPA.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›