E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë: Pasaportat biometrike kushtojnë mbi 14 milionë euro

Ministria e Punëve të Brendshme nënshkroi kontratën për prodhimin e pasaportave biometrike me kompaninë austriake, OESD.

Pas nënshkrimit të kontratës, me vlerë 14.127.003.24 euro, brenda një muaji do të vendoset për dizenjimin e pasaportave biometrike dhe masat e sigurisë, ndërsa pas katër muajve pritet të arrijë kontingjenti i parë me pasaporta biometrike.
Në njoftimin për shtyp deklarohet se fitues është shpallur kompania OESD, pasi i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret e përcaktuara në tender.
“Ministria e Punëve të Brendshme ka cituar se brenda 3 viteve, do të prodhohen më tepër se 1 milion e 300 mijë pasaporta biometrike, te cilat do të jenë të mjaftueshme dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të pajisen me pasaporta biometrike”, thuhet me tej në njoftim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›