E Diel, 1 Nëntor 2026

Urdhri “Hero i Kosovës”, për dëshmorin Konushevci

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i dorëzoi të hënën familjes Konushevci Urdhrin "Hero i Kosovës", me të cilin heroi i kombit Ilir Konushevci është dekoruar për vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Urdhëri "Hero i Kosovës" Ilir Konushevcit i është akorduar nga ish-Presidenti Fatmir Sejdiu në 12 maj 2009, ndërsa iu dorëzua sot familjes së tij nga Presidentja Jahjaga, në 42-vjetorin e lindjes së Ilirit.
 

Gjatë takimit me familjen Konushevci, Jahjaga tha se Iliri ishte një udhëheqës, luftëtar që vet projektonte dhe vetë i realizonte projektet e qëndresës kombëtare.
 

Urdhëri "Hero i Kosovës" u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës, si dhe qytetarëve të Kosovës që kanë bërë vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›