TEL AVIV – Popullariteti i Netanyahut në Izrael ka gjasa të rritet pas vrasjes së Hassan Nasrallah

TEL AVIV, 30 shtator /ATSH/- Pas dy javësh sulmesh ndaj grupit militant libanez Hezbollah, kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu pritet të ketë një rritje të popullaritetit, pavarësisht se ka mbetur prapa në sondazhe për gati një vit pas sulmeve të 7 tetorit, thanë analistët për “The National”.
Sondazhet e fundit sugjeruan se Netanyahu ka patur një rritje të vlerësimeve pasi Izraeli intensifikoi sulmet ndaj Hezbollahut.
Këto kanë përfshirë bombardimet e rënda dhe një sabotim të gjerë vdekjeprurës të pajisjeve të komunikimit, të cilat shkaktuan vdekjen e më shumë se 1000 civilëve.
“Vrasja e liderit të grupit, Hassan Nasrallah të premten ka të ngjarë të rrisë popullaritetin e Netanyahut”, thanë ekspertët, megjithëse është e pasigurt se sa e qëndrueshme do të jetë rritja.
Vala e sulmeve izraelite në Liban vijnë në një kohë të pasigurisë së madhe për të ardhmen e fushatës ushtarake të Izraelit në Gazë – dhe pas 11 muajsh sulmesh kokë më kokë midis Hezbollahut dhe Izraelit në very – të cilat kanë shpopulluar disa pjesë të Izraelit verior dhe kanë detyruar më shumë se 60 000 banorë të evakuohen, një dështim i sigurisë për qeverinë e Netanyahut.
Në sulmet e 7 tetorit, Hamasi hyri në Izraelin jugor duke shkaktuar vdekjen 1200 njerëzve dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë në Gazë.
Që nga ajo kohë, rreth 41 600 palestinezë janë vrarë në Gazë – pasi ushtria izraelite nisi një bombardim që rrafshoi shumicën e qyteteve në enklavë dhe duke bërë që miliona banorë të zhvendoseshin.
Çdo rritje e popullaritetit, qoftë edhe e përkohshme, nënvizon edhe një herë se Netanyahu, i cili shumë menduan se do të rrëzohej brenda pak muajsh pas 7 tetorit, ka qenë një nga politikanët më elastikë në çerekun e parë të shekullit XXI.
Zgjedhjet izraelite nuk do të zhvillohen deri në vitin 2026, sipas planit të zakonshëm, dhe ekzistojnë relativisht pak mënyra për të thirrur një votim më të hershëm. //a.i/