E Hënë, 2 Nëntor 2026

Koçiu: Mamografi falas në spitalin e Durrësit gjatë muajit gusht

TIRANË, 1 gusht/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se ndalesa e radhës gjatë muajit gusht, për kryerjen e mamografive falas për të gjitha gratë dhe vajzat do të jetë Spitali Rajonal i Durrësit.

Gjatë muajit gusht, gratë dhe vajzat në Durrës mund t’i drejtohen spitalit rajonal të këtij qyteti, për kryerjen e mamografive falas pa rekomandimin e mjekut.

“Kontrollet shpëtojnë jetë. Durrësi është ndalesa jonë e radhës! Gratë dhe vajzat mund të kryejnë mamografinë falas, pa sistem referimi, pranë Spitalit Rajonal”, u shpreh Koçiu.

Ministrja solli në vëmendje se në muajin korrik, në Spitalin Rajonal Vlorë u realizuan rreth 50 mamografi falas, duke i dhënë çdo gruaje mundësinë për një kontroll të nevojshëm, për shëndetin dhe jetën e saj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur ta shtrijë fushatën e saj sensibilizuese gjatë gjithë vitit. Kontrollet e rregullta janë thelbësore për diagnostikimin e hershëm në luftë kundër kancerit dhe për mbrojtjen e shëndetit.

/m.m//a.f//r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›