E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Koçiu: Ndërhyrje kirurgjikale komplekse, sukses në spitalin “Memorial”

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se një ndërhyrje kirurgjiale me kompleksitet të lartë është realizuar ndaj një pacienteje 55-vjeçare nga personeli i Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Rajonal Memorial Fier.

“Një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar nga personeli i Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Rajonal Memorial Fier, tek një paciente 55-vjeçare. Falë bashkëpunimit mes shërbimit ambulator dhe kirurgjisë së përgjithshme, u krye me sukses ndërhyrja kirurgjikale, ku u realizua Pannikulektomia dhe korrigjimi i laparocelës, në një ndërhyrje të vetme kirurgjikale. Mirënjohje të sinqertë ekipit të mjekëve: kirurgëve dr. Alti Haxhiu dhe dr. Mario Shehu, si dhe personelit infermieror që asistuan gjatë ndërhyrjes, Xhesi Hoxha, Migena Danaj, Gamze Celik dhe Edmira Narkoziaj”, u shpreh Koçiu në postimin në rrjete sociale.

Spitali Rajonal Memorial Fier është e para strukturë spitalore ku është pilotuar autonomia menaxheriale duke i hapur rrugë dhënies së kartës së autonomisë edhe për QSUNT dhe katër spitale rajonale, në Durrës, Lezhë, Vlorë dhe në Shkodër.

/e.i/j.p

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›