E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Siesta Mersini zgjidhet presidente e Këshillit Rinor të Ambasadës së SHBA

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Këshilli Rinor i Ambasadës së SHBA organizoi së fundmi zgjedhjet e tij presidenciale, një përvojë gjithëpërfshirëse në procesin demokratik, që përfshiu një debat mes kandidateve Fiorela Hoxha dhe Siesta Mersini.

Ambasada e SHBA përgëzon të dyja kandidatet për përkushtimin dhe vizionin e tyre dhe uron Siesta-n për fitoren e saj.

“Këshilli Rinor i Ambasadës së SHBA mbetet i përkushtuar për të fuqizuar udhëheqës të rinj që të mund të ndikojnë në komunitetet e tyre, të trajtojnë sfidat globale dhe të mbrojnë angazhimin qytetar dhe vlerat demokratike”, thekson ambasada amerikane. /j.p/

1 nga 10

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›