E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Koçiu dhe Schillaci në Universitetin e Mjekësisë: Bashkëpunim akademik dhe shkencor me Italinë

TIRANË, 11 mars /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Albana Koçiu bashkë me ministrin e Shëndetësisë së Italisë, prof. Orazio Schillaci, zhvilluan sot një takim me stafin akademik dhe studentët e Universitetit të Mjekësisë, organizuar nga Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Xheladin Draçini.

Ministrja Koçiu thekson se gjatë takimit u zhvillua një “bisedë e hapur mbi angazhimin e dy vendeve tona në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe shkencor, përmes projekteve të përbashkëta, zgjerimit të programeve të studimit dhe krijimit të mundësive të reja për specializime dhe kërkim shkencor”.

Konkretisht sipas Koçiut, gjatë takimit u diskutua për “konsolidimin e programeve të formimit profesional për studentët e mjekësisë; Zhvillimin e projekteve kërkimore në fushën e shëndetësisë për të nxitur inovacionin dhe shkëmbimin e eksperiencave si dhe rritjen e mundësive për mobilitet akademik për studentët dhe pedagogët mes dy vendeve”.

”Të angazhuar të forcojmë më tej lidhjet mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e shëndetësisë”, shkruan Koçiu.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›