E Enjte, 5 Nëntor 2026

Koçiu në Këshillin Kombëtar: Shoqëria Civile, partner kyç në hartimin e politikave gjithëpërfshirëse

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë në mbledhjen e radhës së Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile.

Gjatë kësaj mbledhje u diskutua mbi sfidat aktuale dhe mundësitë për të rritur bashkëpunimin mes institucioneve dhe aktorëve të shoqërisë civile, me fokus të shtuar në hartimin e politikave gjithëpërfshirëse dhe përfshirjen e grupeve vulnerabël.

“Shoqëria civile ka një zë të rëndësishëm në formësimin e prioriteteve kombëtare dhe përmes platformave tona të dialogut synojmë të forcojmë angazhimin dhe bashkëpunimin për të arritur rezultate konkrete”, theksoi Koçiu.

Ministrja Koçiu u shpreh se “këto rezultate duhet të arrijnë veçanërisht në këtë moment të rëndësishëm ku Shqipëria ka hedhur një tjetër hap kuptimplote e të merituar në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian duke hapur zyrtarisht negociatat për grup-kapitullin “Themeloret””.

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›