E Enjte, 5 Nëntor 2026

BEJRUT – Përshkallëzohet dhuna në Libanin jugor pas vrasjes së luftëtarëve të Hezbollahut

BEJRUT, 19 gusht /ATSH-DPA/- Dy luftëtarë pro-iranianë të Hezbollahut u vranë sot gjatë një sulmi izraelit në Libanin jugor, duke përshkallëzuar një situatë tashmë të tensionuar në zonë.

Ushtria izraelite tha se kishte sulmuar anëtarët e Hezbollahut në Houla në Libanin jugor. Ai shtoi se disa objektiva ushtarake në vende të tjera përgjatë kufirit me Izraelin ishin goditur gjithashtu.

Ministria libaneze e Shëndetësisë tha më herët se dy persona ishin vrarë gjatë një sulmi izraelit në Houla. Hezbollahu më vonë tha në një deklaratë se të vdekurit ishin dy nga luftëtarët e tij.

Hezbollahu zakonisht nuk elaboron se kur, ku dhe si vdesin anëtarët e tij.

Hezbollahu mori sot përsipër disa sulme ndaj trupave izraelite dhe pozicioneve ushtarake në Izraelin verior, duke përfshirë sulmin me dron në një bazë dhe një sulm tjetër ndaj ushtarëve izraelitë.

Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës më shumë se tetë muaj më parë, ka pasur konfrontime të përditshme ushtarake midis ushtrisë izraelite dhe milicisë së Hezbollahut në Liban dhe grupeve të tjera në zonën kufitare midis vendeve.

Nga të dyja palët pati viktima, shumica prej tyre ishin anëtarë të Hezbollahut.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›