E Diel, 1 Nëntor 2026

Kod për aviacionin civil

Ministria e Transportit ka dërguar për miratim në qeveri një projekt për kodin e parë të aviacionit civil në vend. Kodi bën të mundur që për herë të parë edhe shoqëritë shqiptare të fluturimeve të jenë të detyruara të përgjigjen për dëmet që u shkaktojnë pasagjerëve sipas ligjeve të BE.

Sipas draftit, në rast aksidenti, shoqëria ajrore detyrohet të paguajë rreth 150 mijë dollarë për viktimat që kanë humbur jetën, por edhe për ata që kanë pësuar dëmtime trupore.

Në rast vdekjeje të një personi, kompensimi përfshin koston e trajtimit mjekësor të pasuksesshëm, të ardhurat e munguara te viktimës gjatë trajtimit mjekësor deri në momentin e vdekjes dhe koston e funeralit, të cilat i rimbursohen personit qe është i detyruar të mbulojë këto shpenzime.

Por kodi detyron shoqëritë ajrore që të shlyejnë edhe borxhet që viktima e aksidentit mund t'u ketë personave të tretë, të cilat ai parashikonte t’i shlyente gjatë jetës së tij.

Ekspertët e drejtorisë së aviacionit civil thonë se ky draft, forcon rregullat e sigurisë së fluturimeve, si dhe mbron qytetarët nga tarifat abuzivisht të larta të fluturimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›