Veltroni-Topit: Mbeshtetje per integrimin

Ish-kryetar i Bashkise se Romes deri ne janar te ketij viti, Valter Veltroni zevendesoi Romano Prodin ne krye te forcave te majta ne Itali qe ne zgjedhjet e parakohshme ne prill.
Ai e siguroi presidentin Topi se Italia do te vazhdoje te jete nje mbeshtetes i fuqishem i Shqiperise ne rrugen e saj drejt integrimit te plote ne NATO dhe ne Bashkimin Europian.
I perballur me interesimin e mediave italiane pas ketij takimi, pyetjes se gazetarit te “Sky TG 24” nese Shqiperia ka bere hapa perpara drejt integrimit ne Bashkimin Europian, Veltroni iu pergjigj ne kete menyre:
“Po, por mbi te gjitha hapa perpara drejt nje procesi integrimi ne te gjitha nivelet, NATO e Bashkim Europian. Me presidentin shqiptar kaluam edhe njehere tere keto vite transformimesh te rolit dhe imazhit te Shqiperise dhe marredhenieve me Italine dhe Europen. Qe kane sjelle edhe nje reduktim te madh te fluksit migrues te viteve te meparshem. Kjo eshte rruga e duhur. Vendi ka cdo vit nje rritje prej 6% te Produktit te Brendshem Bruto dhe kjo pra eshte rruga. Kur duhet te evitojme emigracionin, gjeja e pare qe duhet bere eshte te ndihmohet vendi ku femijet e tij jane gati te emigrojne, qe te rritet, ashtu sic ka ndodhur edhe me vete Italine”.
Pas zotit Veltroni, presidenti Topi, kesaj here i shoqeruar edhe nga zonja e pare, u priten ne Bashkine e Romes nga kryebashkiaku Xhani Alemano.
Para takimit presidenti la nje shenim mirenjohjeje ne librin e pershtypjeve. Kurse ne takim, ai shprehu mirenjohje per kujdesin e treguar nga qeveria italiane dhe nga pushteti vendor ne Rome per mbeshtetjen qe ajo u ka dhene dhe u jep emigranteve shqiptare per integrimin e tyre.
Presidenti nenvizoi rolin dhe kontributin e vecante qe jep emigracioni shqiptar, si ure bashkepunimi mes te dy vendeve.