PSD,Culi: Pr/ligji për të përndjekurit po përdoret për fushatë
Partia Socialdemokrate akuzon maxhorancën se po përdor pr/ligjin për të përndjekurit, për efekt fushate.
Përmes një konference për shtyp, Diana Çuli theksoi se ky pr/ligj barazon bashkëpunëtorët, me të rënët për liri.
TIRANE- Një ditë pas dështimit në kuvend për votimin e ndryshimeve në projekt ligjin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve, Partia Socialdemokrate akuzon maxhorancën se po përdor këtë shtresë shoqërore për efekt fushate.
Përmes një konference për shtyp, në Selinë e PSD-së, sekretarja për marrdhëniet me publikun, Diana Çuli, theksoi se ky projekt ligj barazon bashkëpunëtorët, me të rënët për liri.
“Mazhoranca solli edhe një herë në Kuvend një projektligj, i cili dëshmon se, kjo mazhorancë nuk është aspak e shqetësuar për të kompensuar të përndjekurit politikë, por i përdor këta të fundit për propagandë dhe për fushatë elektorale” u shpreh Culi përpara gazetarëve.
Gjatë seancës së djeshme, Kuvendi miratoi në parim disa ndryshime në ligjin "Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist", ndërkohë që votimi në tërësi u shty për seancën tjetër për shkak se opozita kundërshtoi hapur miratimin e këtij projektligji dhe u largua nga salla. (e.n/balkanweb)