E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR Administrata votoi nen presion

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR i bere publik vetem pak minuta me pare tregon se zgjedhjet e 8 majit nuk u zhvilluar pa probleme. Raporti tregon se dy prej problemeve kryesore eshte presioni ndaj administrates publike dhe procesi i administrimit te votimit.

Misionit te Vezhgimit te Zgjedhjeve te OSBE/ODIHR dhe delegacionit te Kongresit iu raportuan nje sere ankesash ne shume qarqe te vendit se ndaj administrates shteterore perfshire mesuesit dhe punonjesit e shendetesise si edhe nxenesit eshte ushtruar presion ose per te marre pjese ne aktivitetet e fushates te PD-se ose per te mos shkuar ne aktivitetet e opozites. Presione te tilla perfshinin kercenime per humbjen e vendit te punes ose nota te uleta per nxenesit theksohet ne raport.

Drejtori i misionit te OSBE/ODIHR-it Jonathan Stonestreet ne fjalen e tij u shpreh se dy partite e medha ashtu si edhe ne zgjedhjet e meparshme nuk e kryer rolin e tyre me pergjegjshmeri. PD dhe PS nuk i caktuan ne kohe anetaret e qendrave te votimit dhe te numerimit kjo ka cuar dhe ne faktin qe kishte veshtiresi ne procese Stonestreet. Sa i takon procesit te numerimit Stonestreet tha se procesi po ecen ne menyre te ngadalte dhe se vleresimi perfundimtar i zgjedhjeve do te varet pjeserisht nga administrimi i fazave te mbetura te procesit zgjedhor.

Lidhur me funksionimin e KQZ u tha se ky institucion ka funksionuar ne menyre transparente por ka pasur ndarje te qarte politike. KQZ funksionoi ne menyre transparente dhe pavaresisht ndarjes se dukshme i perfundoi pergatitjet teknike per zgjedhjet. Megjithate polarizimi pati ndikim ne punen e KQZ-se ku hera-heres diskutimet kishin natyre te ashper dhe politike. Vendimet lidhur me ceshtjet e debatuara mes dy partive kryesore u trajtuan me tone partiake dhe jo ne kolegjialitet. Disa prej ketyre vendimeve nuk ishin te bazuara ne Kodin Zgjedhor dhe u rrezuan pas ankimimit ne Kolegjin Zgjedhor thuhet ne raport. Raporti nenvizon se aspekte pozitive ishin permiresimi i lista te zgjedhesve dhe puna e Kolegjit Zgjedhor.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›