Kodheli: Ekonomia ndodhet në një realitet të errët
Sipas saj, maxhoranca aktuale ishte përgjegjëse për rrënimin më të madh të ekonomisë shqiptare 14 vjet më parë, ndërsa sot-vijoi ajo- angazhuar në një tjetër përpjekje të dëshpëruar që rrezikon të kolapsojë plotësisht ekonominë tonë.
Për këtë arsye, Kodheli përmendi këtu Bankën Botërore dhe FMN-në, duke treguar se këto dy institucione kanë kritikuar kredibilitetin e performancës dhe të shifrave të dyshes Berisha-Bode si dhe investimet e dështuara elektorale të kësaj qeverie.
“Në këto kushte ku ndodhet sot ekonomia shqiptare, shoqëruar dhe nga papërgjegjshmëria e paprecedent e kësaj qeverie në masat dhe hapat e gabuar që po ndërmerr dita ditës, ekonomia jonë rrezikon seriozisht. Jo si Greqia, por ndoshta më rëndë. Mungesa e transparencës së situatës ekonomike, e cila kurrësesi nuk mund të bëhet nga institucione kryekëput shërbëtore të qeverisë si INSTAT, e bën të paparashikueshme të ardhmen e ekonomisë shqiptare. Sali Berisha, sot ka detyrimin për të bërë edhe transparencën e situatës sonë ekonomike”, theksoi deputetja socialiste.
Në fund të deklaratës ajo tha se qeveria është në panik që është gati të mbysë biznesin privat dhe ekonominë familjare të çdo shqiptari për të shpëtuar veten. Sot është qeveria: i mbyturi që të mbyt.