Kodheli: Ekonomia në rrezik serioz

Partia Socialiste ka reaguar për gjendjen ekonomike në vend duke pohuar se ekonomia ndodhet përballë një realiteti të errët. Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli tha se ekonomia po rrezikon seriozisht. "Ekonomia shqiptare ndodhet përballë një realiteti të errët dhe në një rrezik serioz", tha ajo.
Sipas Kodhelit qeveria është në panik financiar ndërsa nuk dëgjon as faktorin ndërkombëtar për këtë situatë të vështirë.