Kodheli: Qeveria të pranojë krizën ekonomike

Partia Socialiste ka reaguar sërish sot për situatën ekonomike në vend duke e cilësuar si mjaft shqetësuese. Deputetja e PS-së Mimi Kodheli në një konferencë për shtyp ka theksuar se ekonomia e vendit është sot në vështirësi pavarësisht retorikës qeveritare dhe i ka bërë thirrje qeverisë të pranojë krizën.
Sipas saj opozita nuk është e interesuar të përkeqësojë krizën ekonomike por si alternativa e vërtetë është e shqetësuar për drejtimin që ka marrë ekonomia si pasojë e keqmenaxhimit me financat . Ajo i ka bërë thirrje qeverisë që të publikojë shifra transparente për ekonominë dhe të zbatojë politika përgjegjëse. "Kriza aktuale nuk mund të shtyhet apo të fshihet përpara se shqiptarët të rrënohen" theksoi më tej Kodheli.