E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, falsifikonin dokumenta pronësie, arrestohen 2 persona

Policia e qarkut të Lezhës me anë të operacionit të koduar "autostrada" ka bërë të mundur arrestimin e 2 personave për falsifikim dokumentash.

Sipas burimeve të policisë janë arrestuar kryeplaku i fshatit Fan të Mirditës Preng çupi, 51 vjeç dhe Nikoll Prenga, 55 vjeç pasi akuzohen për falsifikim dokumentash pronësie.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin falsifikon dukementat e pronësisë për përfitime personale.

Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit Lezhë për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›