Komisioni për sigurinë miraton ligjin për shtimin e poligonëve
Komisioni për Sigurinë kombëtare miratoi projektligjin për shtimin e poligonëve të asgjesimit të municioneve të tepërta. Fillimisht, Komisioni mori në shqyrtim projektligjin për shtimin e poligonëve, duke diskutuar në lidhje me distancën e sigurisë që duhet ndërtuar këto poligone, sasinë e municioneve, ndarjen e kalibrave dhe demontimin e tyre.
Sipas specialistëve të ministrisë së mbrojtjes në Shqipëri aktualisht ekzistojnë 80 mijë tonë municione dhe se afati për t'i asgjesuar këto mundicione është viti 2013. Edhe deputetët e opozitës kanë rënë dakord se shkatërrimi i municioneve të teperta dhe të vjetëruara është e rëndësishme për sigurinë kombëtare, megjithatë ata kërkuan të shtohem disa amendime, që lidhen me dëmshpërblimin nga qeveria të banesave që mund te dëmtohen gjatë demontimit, si dhe të bëhen disa ndryshime të vogla.
Përfaqësues nga ministria e mbrojtjes kanë garantuar se përcaktimi i poligonëve të asgjesimit të municioneve të forcave të armatosura, do të realizohet sipas standardeve të NATO-s dhe duke u përshtatur në eksperiencat e poligonëve të ndërtuara në SHBA për qëllimin e asgjesimit të municioneve.