E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodheli: Respektoni ligjin, nxirrni rezultatin

Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli dhe një herë shpalosi qartazi kërkesën e deputetëve të opozitës, që çdo votë të respektohet dhe rezultati të dalë menjëherë.

Duke bërë përgjegjës kryeministrin Sali Berisha, kandidatin e Partisë Demokratike per Bashkinë Tiranë Lulzim Basha, sikundër dhe kryetarin e KQZ-së Arben Ristani, deputetja parashtroi qartë vendimin e PS-së.
 

Në të njëjtën ritëm mbajtur gjatë ditës së sotme, Kodheli kërkoi që KQZ-ja të shpallë rezultatin, kjo si një shumë aritmetike e 11 tabelave.
 

“Duke shkelur ligjin, Luli tregoi se është Saliu dhe po tregon se nuk po respekton të drejtat kushtetuese dhe Saliu ta harrojë se do të vjedhë votat tona në tavolinë” tha më tej Kodheli.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›