E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doda: Thirrjet popullore të PS-së, janë antikushtetuese

“Deklarata e drejtuar sot nga deputetja e opozitës Mimi Kodheli, për një thirrje popullore, është antikushtetuese”. Ky ka qënë pozicioni që ka mbajtur deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda, e ftuar në studion e “Ora News”, në intervistën me drejtorin e Informacionit Roland Qafoku, në edicionin qëndror të orës 20.00.
 

Pas vendimit  tëmarrë nga deputetët e PS, për tu rikthyer nesër që të asistojnë dhe të mos lejojnë sipas tyre, miratimin e projektvendimit të rishikimit të fletëve të kontestuara, kjo për deputeten, është një vendim i jashtëligjshëm.

Pas një analize të detajuar, për të, i gjithë ky skenar, është për të marrë me dhunë KQZ-në dhe se i ngjan kryekëput, 21 janarit.
 

Pas akuzave te bera prej PS-së për një bojkot të votës së lirë, kjo nga maxhoranca, Doda shtoi se leximi i votës do të jetë i qartë, i pastër, transparent, sikundër do të respektohet deri në fund vullneti i qytetarit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›