Ekstradohet nga SHBA, i kërkuari ndërkombëtar

Përmes bashkëpunimit mes Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, me Interpol Washington dhe ICE u deportua nga Amerika për në Shqipëri, shtetasi Gramoz Haziz Yzeiri, 38 vjeç nga Fieri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Yzeiri u arrestua në Texas, ndërsa po hynte illegalisht në territorin Amerikan, me emrin Adriatik Papa, pas krahasimit të gjurmëve.
Gramoz Yzeiri ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepren penale të vrasjes me paramendim në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në 2005-ën kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale " Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale, armë mbajtje pa leje, municioneve në sasira të mëdha dhe fallsifikimit të dokumentave".
Gjithashtu Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Fierit, në 25 Korrik, 2007 kishte caktuar masën e sigurimit "Arrest në burg" për këtë shtetas për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me paramendim, në bashkëpunim dhe armë mbajtje pa leje", ndodhur në 13 qershor, 1998 në lagjen "Kastriot" në qytetin e Fierit, ku u gjend i vrarë me armë zjarri shtetasi Xheladin Qelia.