DND per politeknikun dhe Aleksander Xhuvanin

Ne perfundim te ketyre programeve te studimit leshohet perkatesisht diplome e nivelit te dyte, DND, ne “Inxhinieri matematike” dhe “Inxhinieri fizike”.
Keto programe studimi realizohen me 120 kredite dhe kohezgjatja normale e tyre eshte dy vite akademike. Gjithashtu, ne mbledhjen e djeshme u vendos edhe hapja ne Fakultetin e Shkencave te Natyres te universitetit “Aleksander Xhuvani”, Elbasan, te programit te studimit, te ciklit te dyte, “Matematike e zbatuar”.
Edhe ky program realizohet me 120 kredite me nje kohezgjatje dyvjeçare. Keto programe studimi propozohen nga vete institucionet e arsimit te larte publik ne vend prane Ministrise se Arsimit.
Pas miratimit ne strukturat e MASH-it, keto programe i drejtohen per aprovim perfundimtar mbledhjes se Keshillit te Ministrave. Pas ketyre vendimeve plotesohet struktura arsimore qe ofrojne keto universitete ne perputhje me sistemin e ri te Kartes se Bolonjes, qe aplikohet qe prej tri vitesh ne vendin tone.