E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Ulja e normës së interesit është e vonuar

Vendimin e Këshillit Mbykëqyrës së BSH-së, deputetja Kodheli e vlerësoi si një përpjekje të dëshpëruar për të ndihmuar pushtetin e Sali Berishës.

“Ky vendim tregon se jo vetëm vendi është në një krizë të rëndë ekonomike, po se kjo është pranuar me fakte edhe pse jo me fjalë, nga ky pushtet që vodhi zgjedhjet për të grabitur Shqipërinë”, theksoi ai.

Sipas, me vendimin e djeshëmm, BSH-ja provoi se ecuria e konsumit të brendshëm është e ngadaltë, investimet private janë në rënie si dhe reduktimi drastik i investimeve publike e ka tkurrur rëndshëm ekonominë.

“Ndërsa ne themi sot se ulja e normës së interesit që lajmëroi guvernatori është jo vetëm shumë e vonuar, por nuk asnjë gjasë të ndikojë në përmirësimin e situatës ekonomike. Kriza e ka vënë poshtë vendin dhe e ka lënë prapa qeverinë. E cila nuk e ndjek dot ritmin e përshpejtuar të krizës, sepse kërkon ta fshehë atë ndërkohë që vetëm grabit e dëmton për interesat e oborrit të pushtetit”, vijoi Kodheli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›